Napoli ka pranuar se oferta e tyre prej 25 milionë euro për Corentin Tolisso është hedhur poshtë nga Olympique Lyon.
Përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mesfushorin francez pengoheshin tashmë javën e kaluar, por një propozim i ri ka ardhur në pak më shumë se 24 orët e fundit.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Napoli i ka ofruar Lyonit plot 25 milionë euro për Corentin Tolisson, por që u hodh poshtë nga Lyon.
21-vjeçari është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020 dhe Lyon duket që nuk ka absolutisht asnjë qëllim të shitjes për mesfushorin francez.
Megjithatë, ka disa lajme të mira për Napolin, pasi sot ata mendojnë të shpallin marrëveshje për mbrojtësin e Interit, Davide Santon, i cili pritet t’iu kushtoj 6 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G7fQJ9yATzQ