Telegrafi

Lyon po e kërkon zëvendësuesin e tij – Depay do të jetë i Barcelonës qysh në janar

Lyoni ka filluar të kërkojë një zëvendësues për Memphis Depayn, pasi duket se në afatin kalimtar të janarit do të largohet.

Tahsmë nuk është më një sekret se dëshira e holandezit është që të kalojë te Barcelona, pasi në verën e këtij viti ishte shumë afër të kalonte në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Le10Sports, Lyon është duke tentuar që të transferojë Islam Slimanin nga Leicesteri.

Në listën e tyre është edhe sulmuesi i Reims, Boulaye Dia, që shihet si opsion i dytë për skuadrën franceze.

Lexo po ashtu Kriza financiare nuk e lejon Barcelonën të transferojë Depayn, Wijnaldumin dhe Garcian

Depay do t’i bashkohet Barcelonës për një shumë mbi 30 milionë euro me një kontratë trevjeçare.

Ronadl Koeman do të shpresojë që të transferojë edhe Eric Garcian nga Manchester City, pasi edhe spanjolli ishte cak i tyre në verën që shkoi. /Telegrafi/