Telegrafi

Lyon nënshkruan me Tagliaficon, e prezanton me një video unike

Nicolas Tagliaficio është larguar nga Ajaxi dhe karrierën do ta vazhdoj në Francë.

Mbrojtësi i majtë argjentinas qëndroi tek gjiganti holandez për katër vite dhe u largua nga skuadra një vit para përfundimit të kontratës.

Lyon e ka prezantuar me një video unike mbrojtësin anësorë i cili shihej si kuzhinier duke i shërbyer tifozët francezë.

Tek skuadra e re Tagliaficio ka nënshkrar kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2025.

29-vjeçari gjatë qëndrimit katër vjeçar në Amsterdam zhvilloi 167 ndeshje zyrtare me Ajaxin ku shënoi 16 gola dhe asistoi në 22 të tjerë.  /Telegrafi/