Telegrafi

Lyon – Juventus, formacionet e mundshme në Ligën e Kampionëve

Lyoni dhe Juventusi do të ndeshen sonte (e mërkurë) në mbrëmje në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër është mysafire e francezëve në takimin e parë të vlefshëm për fazën e eliminimit direkt, takim që zhvillohet nga ora 21:00 në Olympic Parc të Lyonit.

Këto dy skuadra janë takuar pesë herë mes vete gjatë historisë, ndërsa Juventusi ka statistika pozitive me katër fitore dhe një barazim.

Ekipi i Maurizio Sarrit llogaritet përsëri favorit edhe pse mysafirë, pasi vendasit kanë mungesa të shumta në formacion.

Megjithatë, trajnerët e të dyja skuadrave pritet të paraqiten me formacionet më të mirë të mundshme.

Formacionet e mundshme:

Lyon: Lopes; Tete, Andersen, Denayer, Marcal; Tousart, Mendes; Traore, Aouar, Terrier; Dembele

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Ramsey, Bentancur, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo

/Telegrafi/