Trajneri i Olympique Lyon, Bruno Genesio ka pranuar se skuadra e tij mund të jenë të interesuar në mbrojtësin e Juventusit, Patrice Evra.
Zërat e këtij interesimi janë publikuar për herë të parë në faqen e parë të L’Equipe javën e kaluar, ndërsa trajneri Genesio u pyet në lidhje me historinë e Evras pas ndeshjes me Marseille të dielën.
Bianconerët kanë luajtur kundër skuadrës nga Ligue 1 në dy raste këtë sezon, pasi ata ishin në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve, dhe Juven kanë qenë gjithashtu të lidhur me mesfushorin e tyre, Corentin Tolisso, përcjell Telegrafi.
“Evra? Ai është lojtar i madh me shumë përvojë dhe që mund të na interesojë, por unë nuk kam folur ende me presidentin [Jean-Michel Aulas]”, iu tha Genesio gazetarëve pas ndeshjes.
Evra do të jetë jashtë kontratës me Juventusin këtë verë, por pasi i është dhënë kohë të lirë për të menduar të ardhmen e tij, nuk përjashtohet tërësisht një lëvizje në janar. /Telegrafi/