Xherdan Shaqiri është duke prtiur transferimin te Olympique Lyon, por ende klubet nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Skuadra franceze është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e yllit nga Kosova, por po has në vështirësi për të gjetur një marrëveshje me Liverpoolin.
Lyon ka bërë një ofertë zyrtare prej 6,5 milionë euro për Shaqirin, ofertë që është hedhur poshtë nga Liverpooli.
The Reds po pretendojnë të fitojnë mbi 10 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Zvicrës.
Sipas mediave angleze dhe atyre franceze, në fillim të javës së ardhshme do të ketë një tjetër takim mes palëve për Shaqirin.
Nga ana tjetër, Shaqiri thuhet se është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga gjiganti francez.
Gjilanasi pret transferimin në Ligue 1, ku do të jetë një startues tek skuadra e madhe franceze. /Telegrafi/