Telegrafi

Lyon ëndërron rikthimin e Benzemas, por problem mbetet paga e lartë e tij

Karim Benzema. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Skuadra franceze Olympique Lyon po mendon ta rikthejë në skuadër Karim Benzeman.

Sulmuesi francez ka 10 sezone që është pjesë e Real Madridit dhe është njëri nga lojtarët kryesorë të Los Blancos.

Benzema iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 pasi shkëlqeu në fillim të karrierës me gjigantin francez.

Karim Benzema . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

32-vjeçari është duke kaluar tani nëpër një formë shumë të mirë dhe Lyon po mendoj ta rikthejë në Ligue 1.

Gjithsesi skuadra franceze po has në vështirësi për ta rikthyer Benzeman në radhët e veta pasi problem mbetet paga e lartë e tij.

Vet lojtari ka pranuar se do të dëshironte një rikthim në Lyon në të ardhmen dhe nëse dëshiron të realizohet kjo, atëherë duhet të ulë kërkesat e tij. /Telegrafi/