Site icon Telegrafi

Lyon e pranon se do ta shesë Lacazetten te njëra nga këto dy skuadra

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka thënë se klubi nuk do ta ndalë Alexandre Lacazetten të largohet.  

Sulmuesi është ndër më të mirët në sezonet e fundit në kampionat francez.

Aulas sot e bëri të ditur që lojtari mund të largohet nëse vije oferta e duhur.

“Nëse Barcelona ose Manchester United, vijnë një ditë me një ofertë të mirë, ne nuk do ta ndalim Lacazetten”.

Lexo po ashtu Këta janë top-10 shënuesit më të mirë në pesë ligat më të forta evropiane (Foto)

“Mendoj që është natyrale që ta lëmë të largohet, siç kemi bërë edhe me lojtarë të tjerë si Samuel Umtiti dhe Eric Abidal te Barcelona, ose Karim Benzema të Real Madrid”.

“Alex dëshiron të luajë për një klub të madh në të ardhmen dhe Lyon nuk do t’i qëndrojë në rrugë”.

“Ne jemi në një rrugë me dëshirën e tij”, ka thënë Aulas për mediat franceze.

Lacazette është produkt i akademisë së Lyonit, ndërsa ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version