Jeff Lynne u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.
Ylli i tij është i 2,548-ti në këtë bulevard. Muzikanti i njohur qe i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit, i cili e nderon karrierën e tij muzikore, që daton më shumë se katër dekada prapa dhe përfshin suksesin e tij si vokalist të grupit Electric Light Orchestra dhe si kantautor dhe producent.
Lynne njihet për hite të tilla si: “Can’t Get It Out of My Head,” “Livin’ Thing” dhe “Don’t Bring Me Down”, si dhe gjatë karrierës së tij muzikore ka realizuar këngë edhe për yje të njohur të skenës të tillë si: Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr. /Telegrafi/