Telegrafi

LVV zyrtarizon Arben Vitinë në garën për kryetar të Prishtinës

Këshilli i Qendrës së Prishtinës, ka votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës dhe kandidatët për asamblenë komunale, për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Ashtu siç kishte shkruar Telegrafi, dy ditë më parë, bëhet e ditur se ky organ partiak i LVV, tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës, raporton Telegrafi.

Në bazë të statutit të LVV delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës.

Deri tani në garë për kryetar të Prishtinës, subjektet politike kanë konfirmuar kandidaturat e Përparim Ramës (LDK), Uran Ismailit (PDK), Daut Haradinajt (AAK) dhe Selim Pacollit (AKR). /Telegrafi/