Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr projektligjin për Zgjedhje, pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Kjo tashmë është bërë edhe zyrtarisht, ku në emër të deputetëve nënshkrues Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar tërheqjen e projektligjit nga kuvendi.
“Me këtë, ndërpritet procedura legjislative e nisur me qëllim të miratimit të këtij projektligji”, thuhet në dokument.
Lidhja Demokratike e Kosovës kishte kërkuar që ky projektligj të tërhiqet në të kundërtën ata nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit. /Telegrafi/