Site icon Telegrafi

LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje  duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version