Telegrafi

LVV:  Serbia nuk është e interesuar për normalizim, nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje thotë se është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. “Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi”.

LVV, përmes një postimi në Facebook, ka treguar rastet kur Serbia i ka ikur nënshkrimit të marrëveshjeve më Kosovën

“Me 28 shkurt 2023, në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi”, thotë LVV, transmeton Telegrafi.

“Me 18 mars 2023, në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi. Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes”, thotë LVV.

Më tej partia në pushtet thotë se “Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes”.

“Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë. Me 26 tetor 2023, në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi”, thotë LVV, duke postuar deklarata të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/