Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni i ka reaguar zv.drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, për gjuhën denigruese të përdorur ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili në një postim në rrjete sociale.
Shala përmes një postimi në Facebook i kishte i reaguar deputetes Kica-Xhelili, kishte përdorur edhe fjalë denigruese.
Ky postim nxiti reagimin e deputetes Kryeziu-Hyseni, e cila e quan skandaloz sjelljen e Shalës.
“Mentor Shala aktualisht është ligjërues në AAB. Ka qenë drejtor i përgjithshëm i RTK-së. E me këtë të fundit, e lidhë shumëçka. Sa e di, është i martuar dhe madje ka edhe fëmijë”, shkruan ajo.
Ajo shtoi se “Ky zotëria, iu paska drejtu në këtë mënyrë një deputeteje të Kuvendit të Kosovës, të cilën duke e quajtur bukuroshe e fton madje edhe në darkë. Definitivisht skandaloze. Dhe aspak e tolerueshme. Dhe aq më tepër shqetësuese, kur vjen nga dikush që dikur ka udhëheq me institucionin ku do të duhej të kultivohej barazia dhe të promovohej edukimi”, shkruan Kryeziu-Hyseni.
Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë transmetimin e komisionit parlamentar në momentin kur është përmendur emri i zëvendësdrejtorit Mentor Shala.
Kjo ishte deklarata e cila nxiti reagimin e Shalës, i cili mëngjesin e së premtes kishte shkruar, “Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin”.
“Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim! Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”, shkruan ai. /Telegrafi/