Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 438,355 vota ose 50.28% duke u bërë subjekti i parë që fiton gjysmën e votave i vetëm.
Menjëherë pas certifikimit të rezultatit, LVV reagoi duke thënë se qytetarët u përcaktuan qartë se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit t’i hapet një perspektivë e re.
“Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje. Urime!”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës do të ketë 58 deputetë. /Telegrafi/