Partia në pushtet dhe partitë opozitare po vazhdojnë me kritika e akuza për mënyrën e qeverisjes së vendit.
Lëvizja Vetëvendosje në një reagim në rrjetin social Facebook, thotë se PDK, LDK dhe AAK kanë siklet me Qeverinë Kurti, për disa arsye, transmeton Telegrafi.
“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti? Sepse nuk ka më që PDK, LDK e AAK: Me ble 3.52 euro për ari të tokës; Me ble 50 euro një ari tokë publike e me e shitë 7 mijë euro për ari; Terminale për të fortët e partisë e grupe të interesit; Terminale për djemtë e kryetarit”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Ndryshe, subjektet opozitare kanë kritikuar qeverisjen Kurti, duke thënë se nuk ka shënuar ndonjë sukses për gjatë këtyre viteve, së fundi, opozita akuzoi LVV-në edhe për bashkëpunim me Listën Serbe./Telegrafi/