Site icon Telegrafi

L​VV: Qytetarët janë gati për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje, ka vlerësuar se në tubimin e sotëm për festimin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes, ishin mijëra qytetarë, aktivistë e anëtarë, që duan zgjedhje dhe janë gati për to, sepse ata duan një tjetër Qeveri Kurti.

Në mesin e tyre, folën deputetët Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci, aktivistja Aulonë Bytyçi dhe Drejtori i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri Boiken Abazi, ish-ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, dhe në fjalën e fundit kryetari Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kryetari Kurti tha se, “këtë vit dhe vitin që vjen neve do të na ngelet i gjithë pushteti në duart tona, pushteti qendror këtu, por edhe ai lokal nëpër komuna. Kjo do të na gëzojë shumë, por duhet edhe të na brengosë për punët e shumta dhe përgjegjësinë e madhe që do ta kemi. Bëhuni gati për pushtetin. Do të ikë kjo Qeveria Koti, e ne nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë koti”.

“Aktivistët dhe qytetarët duan zgjedhje dhe janë gati për to, sepse aktivistët dhe qytetarët duan një tjetër Qeveri Kurti, një qeveri popullore të shumicës, një qeveri të shpejt të Lëvizjes dhe një qeveri të mirë siç e meriton Kosova”, thuhet në postimin e LVV-së.

Exit mobile version