Site icon Telegrafi

LVV pranon letër mbështetëse nga Amerika Latine dhe deputetët e BE-së

Foto: Ilustrim

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar një letër mbështetëse nga Forumi Parlamentar i Socialistëve dhe Progresistëve të BE-së dhe Amerikës Latine.

Në letrën e dërguar nga kryeqyteti i Meksikës, Meksiko, e nënshkruar nga deputetja nga Honduras, njëkohësisht kryetare e këtij grupi ndërkontinental të progresistëve,  Gloria Guadalupe Oqueli dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupi, David Balsa, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i urohet sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më tutje në letër thuhet “Ne jemi të sigurt se VETËVENDOSJE! do të arrijë rezultate pozitive në këto zgjedhje të reja me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës”.

“Një mbështetje e tillë për subjektin më të madh të Republikës së Kosovës vlerësohet e një rëndësie të veçantë, për faktin që një pjesë e konsiderueshme e shteteve të përfaqësuara në këtë mekanizëm ndërkontinental ende nuk e kanë njohur vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version