Site icon Telegrafi

LVV nuk do ta votojë rekomandimin e opozitës për refuzimin e raportit të ZRrE-së për shtrenjtimin rrymës

Foto: Arkiv

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta votojë nesër në Kuvend rezolutën me rekomandime të opozitës për refuzimin e raportit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Këtë qëndrim e ka bërë të ditur u.d. kryetarja e GP të VV Mimoza Kusari-Lila në Komisionin për Ekonomi ku po raporton kryesuesi i Bordit të ZRrE-së.

“Ne nuk e kemi votuar dhe as nuk do ta votojmë rezolutën e paraqitur nga opozita për refuzimin e raportit të ZRrE-së, sepse synojmë në pavarësinë e rregullatorit”, tha Kusari Lila.

Megjithatë, kryesuesi Fejzullahu ka thënë se rezolutat e tilla nga Kuvendi për parandalimin e shtrenjtimit të rrymës nuk janë obligative për ZRrE-në.

Deputetja Kusari Lila ka propozuar që pragu i rritjes së çmimit të mos jetë 600 kwH, por në 800 KËH.

Lidhur me këtë Fejzullahu theksoi se e kanë të vështirë të lëvizin nga pragu prej 600 kwH, njofton KP.

Exit mobile version