Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me numërimin e votave. Deri më tani janë numëruar 73,51% e votave.
Sipas këtyre rezultateve të para deri më tani LVV është duke prirë më 48,06%, pasuar nga PDK me 17,60%, LDK 13.35%, AAK 7,45% dhe Nisma 2,72%.
E pas këtyre rezultateve simpatizantët e LVV-së tashmë kanë nisur festën në kryeqytet.
Numër i madh i tyre janë mbledhur te selia qendrore e LVV-së, por edhe në pjesë të ndryshme të qytetit.
Me flamuj kombëtarë e thirrjet “Albin Kurti”, “Vetëvendosje”, “Vjosa Albini”, qytetarë të shumë kanë nisur festen në sheshet kryesore të Prishtinës. Festa e tyre po shoqërohet edhe me daulle e fishekzjarre. /Telegrafi/