Lëvizja vetëvendosje qendra në Viti pretenton se asamblistët e saj janë sulmuar fizikisht të martën gjatë seancës së Kuvendit Komunal.
Përmes një shënimi në Facebook, LVV Viti thotë se ky sulm është bërë nga njerëzit e kryetarit Sokol Haliti (që vjen nga radhët e LDK-së).
“Piunët e kryetarit Haliti sulmuan fizikisht dhe ofenduan rëndë integritetin e asambleistëve vetëm për faktin se nuk mundën të ballafaqohen e as të dëgjojnë për zhytjen e tyre të thellë në keqpërdorime”.
Qendra e LVV në Viti thotë se pushteti komunal në Viti i drejtuar nga kryetari Haliti dhe vartësit e tij po bëhen të dëmshëm për interesin e qytetarëve të Vitisë
“Sot në përfundim të pjesës së parë të seancës së rregullt në Kuvendin Komunal, të gjithë asambleistët e LVV janë sulmuar dhe fyer rënd në integritet personal”.
“Besojmë që Policia mund të merr video incizimet në ambientet e kuvendit. Krejt kjo situatë ka ardhur për shkak, të pamundësisë për të mbuluar keqqeverisjen në Viti dhe tentimin për të mbytur zërin qytetarë”, njofton tutje LVV.
Sipas këtij subjekti në ambientet e kuvendit komunal ka ardhur Dren Haxhiu, djali i shefit të kabinetit, për të sulmuar fizikisht asambleistin Durim Sylejmani.
“Gjatë periudhës së njëjtë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Jakup Haxhiu, fyen rënd të gjithë asambelistët e LVV. Po ashtu, fyerje të tilla kanë ardhur edhe nga Hysen Ymeri, Drejtues i Burimeve Njerëzore dhe vetë shefit të kabinetitit të Sokol Halitit, Jakup Haxhiu. Meqenëse kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë nga brenda e jashtë në formë banditeske e të ultë, tregon që kjo ka qenë e sinkronizuar në mes njerëzve kryesor të kryetarit Haliti”, thuhet tutje në njoftim.
Qendra e LVV në Viti, thotë se dënon këtë akt banditesk të papranueshëm dhe të ultë.
“Si LVV mbesim fuqishëm të përkushtuar drejt mbrojtjes së interesit të qytetarëve të Vitisë dhe denoncimeve pranë organeve të rendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Telegrafi/