Site icon Telegrafi

LVV në Shqipëri: Të ndalet keqpërdorimi i policisë nga pushteti

Kandidatët për deputetë, Boiken Abazi dhe Iliaz Shehu dënojnë veprimet e Policisë së Lezhës, pas protestës së fundjavës në Thirrë të Mirditës.

Kandidatët që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan lirimin e 4 aktivistëve, të cilët mbahen prej 72 orësh në Komisariatin e Lezhës.

“Në drejtorinë e Policisë vendore në Lezhë, mbahen ende të arrestuar 4 aktivistë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Ata nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore”, u shpreh Boiken Abazi, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, njofton Euronews Albania.

Protesta ka ndodhur të dielën ku banorë, qytetarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, protestuan kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës.

Exit mobile version