Lëvizja Vetëvendosje thotë se gruaja mund të gëzohet lirshëm nga fillimi i implementimit të platformës qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, ngaqë kujdesi ndaj saj përbën prioritetin kryesor në këtë platformë.
“Përmes ofrimit falas të kujdesit në çerdhe për fëmijtë, jo vetëm që brenda amvisërive do të lirohen mundësi për konsum shtesë nga të ardhurat e kursyera, por edhe mundësi për qasje të lehtësuar në tregun e punës”.
“Përmes vendimit që, shtesat e fëmijëve të cilat do fillojnë të paguhen nga ne, të paguhen në llogari të nënës, ne sigurojmë që të njëjtat të ndihmojnë fuqizimin e saj brenda amvisërisë. Përmes bursave për vajza, dhe granteve inovative synojmë pjesëmarrje shumë më të madhe të grave në jetën ekonomike të vendit”.
“Përmes reformave në sistemin kadastral sigurojmë shpërndarje më të barabartë të pasurisë brenda familjes dhe gjinisë’, thuhet në njoftimin e LVV.