Site icon Telegrafi

LVV konfirmon se nuk do të ketë takim me LDK-në

Edhe pse ishte thënë se të dielën do të ketë vazhdimësi të takimit të djeshëm, mes LVV-LDK-së, megjithatë ky takim  nuk do të mbahet.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

“Nuk është paraparë ndonjë takim për sot”, ka thënë shkurt Manxhuka

Takimi i fundit ndërmjet dy partive ishte mbajtur dje pasdite, i njëjti përfundoi pa arritje të marrëveshjes për koalicion qeverisës.

E tëra që kanë thënë ata para gazetarëve, ka qenë se në takimin e së shtunës nuk është arritur marrëveshja dhe se do të vazhdojnë takimet.

“Nuk është përfunduar ende. Nuk kemi ardhur deri te një konkludim. Jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë ende deri në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

“Krejt çka mund të them për sonte, është që nuk pati marrëveshje. Krejt çka mund të them është se do të shohim në ditët e ardhshme si do të veprojmë”, ka thënë nënkryetari i LVV, Glauk Konjufca./Telegrafi/

Exit mobile version