Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes komisionit për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së, për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për COVID-19.
“Bartja e testimit për COVID-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, thuhet në njoftimin e LVV-së. /Telegrafi/