Site icon Telegrafi

LVV kërkon nga komisionerët e vëzhguesit të jenë vigjilentë në procesin e mbylljes së vendvotimeve

Lëvizja Vetëvendosje e cila sipas disa Exit Poll-eve që u publikuan në medie, është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021, u ka bërë kërkesë komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë vigjilentë në procesin e mbylljes së vendvotimeve.

Përmes një njoftimi në Facebook, LVV-ja ka thënë se komisionerët dhe vëzhguesit janë garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.

“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version