Site icon Telegrafi

LVV: Keqpërdorimet me subvencione, krim që po vazhdon në Kastriot

Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje në Kastriot përmes një njoftimi për media thotë se, gjatë kontrollimit të listës përfituese të subvencioneve me siglën “Lista e përfitueseve të subvencionit të dëmeve nga Covid-19” ka vërejtur keqpërdorime të shumta dhe anashkalim të procedurave.

LVV thotë se drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bejtullah Mjekiqi me parat e taksapaguesve ka ndarë mjete financiare për vëllezërit, nipërit, kushërinjtë, madje edhe për nusen e djalit të tij, në emër të subvencioneve me siglën e cekur më lartë, transmeton Telegrafi.

“Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kastriotit, Bjetullah Mjekiqi, nuk ka harruar që subvencion të ndajë edhe për nipin e tij Flamur Mjeku në vlerë prej 322 euro, ndërsa dorëlirë ishte edhe me kushërinjtë e tij, më saktë për djalin e axhës Shaban Mjekun, të cilit i ka ndarë subvencion në vlerë prej 300 euro, si dhe për kusḧeririn tjetër Milaim Mjeku, të cilit ia ka ndarë po ashtu një̈ subvencion prej 400 euro pa poseduar as pemishte as bletari”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Më poshtë po ju përcjellim keqpërdorimin e drejtorit të Bujqësisë i cili për militantët e AAK-së, familjarët dhe kushërinjtë e tij ndau shuma të konsiderueshme nga paratë e taksapagueseve të komunës tonë. Ne jemi që subvencionet dhe mbështetjet financiare për qytetarët dhe prodhuesit vendor të ndahen me kritere, duke respektuar rregullat dhe ligjet të cilat nuk lejojnë favorizime për as kë që nuk plotëson kushtet, qoftë militant partiak apo familjar.

Më datën 17 Nëntor të këtij viti, në faqen zyrtare të Komunës së Kastriotit është publikuar një̈ listë me përfituesit e subvencioneve nga Komuna jonë, ku drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bejtullah Mjekiqi është dëshmuar shumë dorëlirë, pasi që me parat e taksapaguesve ka ndarë mjete financiare për vëllezërit, nipërit, kushërinjtë, madje edhe për nusen e djalit të tij, në emër të subvencioneve me siglën e cekur më lartë.

Kështu, në emër të këtyre subvencioneve, z. Bejtullah Mjekiqi, drejtor i kësaj Drejtorie ka qenë shumë dorëlirë për nusen e djalit të tij Nora Preniqi – Mjekiqi, e cila pa qenë pronare as e pemishteve, as kultivuese e bletëve, ka përfituar subvencion në vlerë prej 987 euro, derisa vëllait të tij Jakupit ia ka ndarë subvencionin hiç̧ më pak se 1.500 euro, duke vazhduar me vëllain tjetër Ejupin, të cilit i ka ndarë po ashtu subvencion në vlerë prej 224 euro.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kastriotit, Bjetullah Mjekiqi, nuk ka harruar që subvencion të ndajë edhe për nipin e tij Flamur Mjeku në vlerë prej 322 euro, ndërsa dorëlirë ishte edhe me kushërinjtë e tij, më saktë për djalin e axhës Shaban Mjekun, të cilit i ka ndarë subvencion në vlerë prej 300 euro, si dhe për kusḧeririn tjetër Milaim Mjeku, të cilit ia ka ndarë po ashtu një̈ subvencion prej 400 euro pa poseduar as pemishte as bletari!

Bejtullah Mjekiqi, sipas preferencave politike i ka ndarë një̈ subvencion edhe Arbenita Mjekut, bashkëshortes së kushëririt të tij, në vlerë prej 165 euro, por edhe kushërinjve dhe militantëve tjerë̈ partiak që i takojnë̈ Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Vlen të theksohet edhe një fakt i çuditshëm, se ata që një mend kanë pemishte në fshatin Graboc i Epërm, nuk janë përfitues të këtij subvencioni, ndërsa pjesa dërmuese e këtyre përfituesve nuk i plotësojnë kriteret për marrjen e këtij subvencioni.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kastriot u bën thirrje: Agjencisë kundër Korrupsionit, Policisë së Kosovës, gjegjësisht Krimeve Ekonomike si dhe Prokurorisë së shtetit që këtë rast ta trajtojnë me seriozitet, në mënyrë që ky dhe persona të njëjtë, si drejtori në fjalë të mos e shfrytëzojnë pozitën zyrtare për të keqpërdorur buxhetin komunal”./Telegrafi/

Exit mobile version