Telegrafi

LVV e LDK vazhdojnë takimet nesër

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojnë nesër raundin e takimeve për tu dakorduar për planin qeverisës.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka konfirmuar për Telegrafin se takimi i radhës do të mbahet nesër në orën 15:00 në zyret e LVV-së.

Kujtojmë se pas takimit të së hënës, Glauk Konjufca nga LVV deklaroi se ky ishte takimi ku kishin arrit pajtueshmëri të madhe me LDK-në.

Lexo po ashtu Konjfuca: Nuk ka përplasje me LDK-në për kryeministër, për 10-14 ditë përfundojmë negociatat

Ndonëse u fol për një përçarje të mundshme mes këtyre subjekteve shkaku i postit të kryeministrit, Konjufca tha se nuk ka diçka të tillë.

“Nuk ka përplasje sa i përket kryeministrit. Kurrë nuk është kontestuar fakti se kryeministri i Kosovës, pas pamundësisë së arritjes së koalicionit parazgjedhor me LDK-në, prej atij momenti ne ua kemi shpjeguar se kryeministri zgjidhet përmes popullit. Ne ua lam qytetarëve atë, dhe kjo tashmë është e qartë se mandatari për kryeministër i takon subjektit, i cili ka fituar më së shumti vota”, deklaroi ai.

Kujtojmë se ky është takimi i gjashtë me radhë i grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së, takime këto që pritet të përfundojnë brenda dy javëve. /Telegrafi/