Telegrafi

Lviv mbetet pa energji elektrike pasi bombardimet ruse vazhduan edhe sot

Pjesë të qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, janë pa energji elektrike, pasi bombardimet ruse vazhduan edhe sot.

Kjo informatë është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovyi, i cili tha se 30% e qytetit nuk ka energji elektrike, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi: “Ka edhe ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjet Sykhiv dhe Frankiv të qytetit”.

Dhe dëshmitarët raportuan se dëgjuan tre shpërthime në Lviv pak pas orës 12:00 me orën lokale.

Qyteti kishte përjetuar ndërprerje dhe probleme të furnizimit me ujë pas sulmeve me raketa ruse të edhe hënën.

Sulmet janë raportuar edhe në Zaporizhzhia të martën, ku të paktën ka një të vdekur. /Telegrafi/