Telegrafi

Luzha: Zgjedhjet dhe rikthimi i institucioneve në veri, pikat më urgjente që duhet të diskutohen në Bruksel

Ish-drejtoresha e FES, Besa Luzha, ka thënë se në takimin në Bruksel mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të duhej të bisedonin pikat më urgjente që kanë të bëjnë me planin e zbatimit.

Ish-drejtoresha e FES, Besa Luzha, ka thënë se në takimin në Bruksel mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të duhej të bisedonin pikat më urgjente që kanë të bëjnë me planin e zbatimit.

Sipas Luzhës, pikat më urgjente që duhet të sqarohen janë rikthimi dhe riorganzimi i strukturave në veri si policia, dogana, gjyqësia dhe të diskutohet për organizimin e zgjedhjeve në veri.

Aktivistja ka shtuar se në bazë të planit të zbatimit duhet të bëhet dhe një lloj plani i veprimit, sa i përket asociacionit, “në kuptimin që të ndërtohet një lloj afatizimi kohor se kur do të themelohet grupi menaxhues”.

Ndërsa për diskutimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës në Beograd, Luzha ka thënë se nuk mund ta konsideroj si dobësi.

“Gjithmonë kam qenë pro dialogut, … ne mund të kthehemi prapa dhe sigurisht që ka gabime në veprime dhe hapa, të cilat ndoshta e kanë keqësua gjendjen. Por dhe mos të kishin pasur ato veprime të cilat e lanë veriun në një mënyrë pa asnjë strukturë, ata ishin të gatshëm por ne u japim rastin të largoheshin nga institucionet, ata do të gjenin formë tjetër”, ka shtuar Luzha në RTV Dukagjini.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, janë takuar këtë të martë në Bruksel, për të diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.