Telegrafi

Lutfi Haziri, Agim Bahtirit: Mund të krijoni koalicion me PAN-in, por pa LDK-në

Deklarata e nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri, se LDK po provon t’i afrohet koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) ka bërë të reagoj Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së. Haziri, tha se diçka e tillë është e pamundur.

Lexo po ashtu Bahtiri: AKR nuk do t’i bashkohet PAN-it, LDK po!

“Agimi (Bahtiri) e di mirë se LDK nuk lëviz nga pozicion politik. Shumë mirë e di që në këto primesa ne kemi ndërtuar bashkë koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe ne nuk lejojmë dhe nuk ndërtojmë koalicion me PAN-in”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Haziri thotë se AKR pa LDK-në mund të krijojë çfarëdo koalicioni, porse ky vendim do të ishte “vetëvrasës për ta”.