Deklarata e nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri, se LDK po provon t’i afrohet koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) ka bërë të reagoj Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së. Haziri, tha se diçka e tillë është e pamundur.
“Agimi (Bahtiri) e di mirë se LDK nuk lëviz nga pozicion politik. Shumë mirë e di që në këto primesa ne kemi ndërtuar bashkë koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe ne nuk lejojmë dhe nuk ndërtojmë koalicion me PAN-in”, ka thënë ai për Gazetën Express.
Haziri thotë se AKR pa LDK-në mund të krijojë çfarëdo koalicioni, porse ky vendim do të ishte “vetëvrasës për ta”.