int(1) Luta nuk dorëzohet në shitjen e viçave - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Luta nuk dorëzohet në shitjen e viçave

Komuna e Gjilanit, e cila drejtohet nga Lutfi Haziri, nuk po dorëzohet për shitjen e viçave.

Kjo komunë pavarësisht se kishte dështuar në ankandin e parë të shesë këta viça, megjithatë përpjekjet e saj nuk janë ndalur.

Komuna e Gjilanit ka hapur sërish ankandin publik për shitjen e viçave.

Në këtë ankand, çmimi fillestar për viça ka rënë në krahasim me të parin, kur nuk kishte asnjë të interesuar për blerjen e tyre.

Në ankandin publik që është hapur sot, të interesuarit kanë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre për blerjen e viçave, ku çmimi sillet nga 1.40 e deri në 1.80 euro për kilogram, raporton ORAinfo.

“Blerja e viçave do të bëhet në bazë të ankandit publik ( çmimi më i lartë të cilin e ofrojnë ofertuesit gjatë ankandit publik). Ofertat për Ankandi publik do të dorëzohen me datën 03/08/2015 deri në ora 14 .00 në lokalet e Zyrës së Prokurimit. Ofertuesit të cilët nuk paraqiten deri ora 14.00 të datës 03/08/2015 do të refuzohen”, thuhet në njoftimin e Ankandit Publik.

Ndryshe, para dhjetë ditësh komuna e Gjilanit kishte anuluar ankandin e parë publik, për shkak se nuk kishin pranuar asnjë ofertë për shitjen e viçave. /ORAinfo/

Exit mobile version