Telegrafi

“Lust for Life” vjen nga Lana Del Rey dhe The Weeknd (Video)

Këngëtarja e njohur e muzikës Pop, Lana Del Rey, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “Lust for life”.

Këtë këngë ajo e sjell në bashkëpunim me reperin The Weeknd, gjersa është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio.

Lexo po ashtu Selena Gomez dhe The Weeknd ndajnë rrugët në mëngjes, pasi kanë kaluar natën së bashku në L.A (Foto)

Ky bashkëpunim, vjen pas këngës së saj më të fundit “Love”, të cilën e publikoi muajin e kaluar.

Përndryshe, më 29 mars të këtij viti Del Rey ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me albumin e saj më të ri, i cili mban po të njëjtin titull me këngën e re “Lust for Life”. /Telegrafi/