Telegrafi

Lushtaku krenar me futbollistët e tij

Drenica është rikthyer te fitoret në BKT Superligë, pasi ka mposhtur Feronikelin 4-0.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në derbin rajonal ndaj Niklit në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur pas ndeshjes, duke thënë se është krenar me angazhimin e futbollistëve të tij.

“Pavarësisht kushteve të fushës, edhe kushteve atmosferike unë jam krenar me këta djem që kanë tregu angazhimin e tyre që nga minuta e parë e deri në përfundimin e parë”.

“E nisëm furishëm që nga minuta e parë dhe arritëm që të shënojmë 3 gola në 45 minuta. Ia pamundësuam krijimin e çdo aksionit kundërshtarit. Këta djem meritojnë shumë, pasi po shihet se kanë një karakter fitues pavarësisht që vijnë nga një ndeshe e vështirë”, tha Lushtaku.

“Gjatë tërë kohës në pauzë, kemi punuar dhe jemi në rrugë të mbarë. Prej portierit deri te futbollisti i fundit po shihet që ka një vështirë, vullnet dhe po mendojnë që të arrijnë diçka me këtë skuadër dhe këtë kampionat”, u shpreh trajneri drenicas.

Javën e ardhshme Drenica do të përballet me Gjilanin në udhëtim të mërkurën me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/