Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se për inate politike ia kanë ndalur ujin Rajonit të Drenicës.
Lushtaku ka thënë se LVV e ka treguar fytyrën e vërtetë, transmeton Telegrafi.
“Shprehi keqardhje ndaj këtij votimi, LVV e ka ende një hatër mbetje ndaj një rajoni për shkak të votave që nuk ia kanë dhënë as në zgjedhjet qendror as lokale. Është për turp dhe ju po e tregoni fytyrën e vërtetë që jeni kundër Drenicës, vetëm po e rikujtoj së në kohën më të vështirë edhe aparati serb me Millosheviqin kanë dashtë me na ndal ajrin e jetën me na marrë. E ujin s’keni me mujt me na ndalë, është për turp çka keni bo sot me ketë votim, ia keni ndal ujin Drenicës për inati të politikës. Zgërdhihuni sa të doni. E keni tregu fytyrën të vërtetë, na kemi punu që me u realizu këtë”, është shprehur ai.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar. /Telegrafi/