Site icon Telegrafi

Lushtaku arrin në Hagë, pritet në Ambasadën e Kosovës në Holandë

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku, sot ka arritur në Hagë, ku nesër do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Lajmin për mbërritjen e Lushtakut në Hagë, e ka bërë të ditur deputeti Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërb të ditur se pas mbkrritjes në Holandë, Lushtaku është pritur në Ambasadën e Kosovës në këtë vend.

Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Republikës të Kosovës dhe nga djali i tij, Mërgimi, i cili po ashtu është deputet nga radhët e PDK-së.

Bashkë më ta ka qenë edhe Driton Lajçi, i cili është shef i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë nga Gjykata Speciale.

Postimi i Milaim Zekës:

Pritje per Gjeneral Lushtakun ne Ambasaden e Kosoves

Ambasadori yne ne Holande, sebashku me stafin e tije, priti Gjen. Sami Lushtaku, bashke me deputete e Kosoves, Milaim Zeka, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku. Ne Hage ka arritur edhe Driton Lajci”n(sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version