Kanë qenë të rralla rastet kur Danjeli, Lupçe dhe Katerina janë ulur së bashku së fundmi dhe nuk kanë diskutuar mbi marrëdhëniet e tyre në shtëpi.
Këtë herë, ata kanë bërë një bisedë të përgjithshme dhe mbi gjëra jashtë shtëpisë. Danjeli e pyet Katerinën se sa kile ka shtuar brenda në shtëpi dhe përgjigjen e jep Lupçe. “4 ose 5 kilogramë ka shtuar kjo, ndërsa unë kam rënë”, thotë ai.
Më pas Lupçe tregon se Katerina ka qenë nën peshë më parë. “Ka qenë shumë e dobët, ta shpifte”, thotë ai.
“Gjatë verës unë bie nga pesha, ndërsa në dimër i rifitoi sërish kilet”, thotë Katerina.