Telegrafi

Lupçe: Fiorentina dëmton Olsin, nga Kei kisha fobi

Teksa është ulur së bashku me Musën dhe me Donën në oborr, Lupçe flet për Fiorentinën dhe Kein.

Ai thotë se Fiorentina është një person që zbulohet. “Edhe unë jam, por fsheh ndonjë gjë”, thotë ai.

Lupçe thotë se ajo po e dëmton Olsin me veprimet e saj. “Çfarë thotë tani, s’e thotë pastaj. Ajo po dëmton atë që ka në krah, jo veten”, thotë Lupçe.

Më tej, ai flet për Kein. “Në fillim, unë kisha fobi nga Kei, për gjëra që i mendoja unë. Ajo ulej me Olsin, ndërsa unë e shmangia dhe shkoja te Danjeli, se nuk e duroja dot, atëherë kur nuk njiheshim”, tregon Lupçe.