Telegrafi

Lupçe: Danjel dhe Fotinia, puthje dhe shtirje për t’u zgjedhur lider

Lupçe thotë se ka kuptuar strategjinë e Danjelit dhe Fotinisë. Ai vë në dijeni për këtë Musën.

Sipas Lupçes, Danjeli dhe Fotinia shtiren me puthje, përqafime dhe deklarata dashurie gjithë kohës për t’u përzgjedhur çift lider nga publiku këtë të shtunë.

“Javën e parë që dolën çift lider këta (Danjel dhe Fotini), dolën që s’mund të nominohen dhe më pas i lanë puthjet. Këtë javë vetëm rrijnë dhe puthen”, thotë Lupçe.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Big Brother Albania

Por kjo përpjekje e tyre, për mendimin e Lupçes është e kotë.

“Tani e ka kuptuar publiku se është shtirje”, thotë Lupçe.

Megjithatë, Lupçe thotë se jo çdo gjë është shtirje në lidhjen në këtë çift, të paktën nga Danjeli.

“Ai e do, por tani e bën për show. Kaq thjesht është! E bën show për kokën time”, shton Lupçe.