Edicioni i nëntë i “Big Brother Albania” ka mbledhur këtë vit garues shumë interesantë.
Burrë dhe grua, vëlla e motër por edhe banorë “single” kanë hyrë në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri.
Ky edicion karakterizohet edhe me emra të çuditshëm për disa nga banorët e shtëpisë.
Fotini dhe Lupçe janë dy emrat të cilët kanë tingëlluar çuditshëm në veshin e shqiptarëve, por që nuk duket të jenë të tillë në vendet nga ku ata vijnë.
Ka qenë banori Lupçe ai i cili ka treguar sot në një bisedë me Ademin dhe Keitin, se në fshatin e tij ka shumë persona me këtë emër.
“Në fshat, emri Lupçe është shumë i përhapur, në fashtin tim ka 20-30 veta me këtë emër”, thotë ai. /Telegrafi/