Real Madrid ka nisur kërkimet për një portier të ri zëvendësues për Thibaut Courtois, duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Andriy Lunin.
Portieri ukrainas dëshiron të largohet pasi dëshira e tij është të jetë portier titullar dhe ofertat nuk mungojnë në adresë të tij.
Real Madridi i ka ofruar kontratë të re portierit ukrainas deri në verën e vitit 2029, megjithatë ai nuk dëshiron të mbetet zgjedhje e dytë në Santiago Bernabeu.
Kjo ka bërë që Los Blanco të fillojnë kërkimet për një portier të ri dhe tani në listën e tyre të dëshirave janë dy portierë.
I pari është Kepa Arrizabalaga, i cili tashmë ka luajtur në Santiago Bernabéu sezonin e kaluar si huazim nga Chelsea. Në moshën 29-vjeçare, Kepa do të jepte përvojën dhe njohuritë e ekipit, gjë që do ta lehtësonte integrimin e tij.
Opsioni i dytë për portën madrilene është portieri është Joan García. Portieri i ri 23-vjeçar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Espanyol dhe përfaqëson një bast për të ardhmen për Real Madridin.
Me potencialin e tij dhe hapësirën për përparim, García përfundimisht mund të marrë rolin e titullarit pasi Courtois i afrohet fundit të karrierës së tij. /Telegrafi/