Jennifer Kneale ishte së bashku me një grup lundruesish, në një port të Isle of Man të Britanisë së Madhe, kur kuptoi se në mesin e tyre është një peshkaqen.
Instruktori u kërkoi të gjithëve të qëndrojnë aty ku janë dhe të bëjnë lëvizje minimale për të mos e shqetësuar, ndërsa gjallesës gjigante i shihej vetëm krahu mbi sipërfaqe, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë ishim të befasuar, se sa afër nesh po kalonte, ndërsa nuk kreu ndonjë veprim për të na shqetësuar” ka thënë 37-vjeçarja, për ngjarjen që ndodhi në orët e pasdites.
Së bashku me grupin e një shkolle për mësimin e lundrimit, ajo qëndroi për një kohë të gjatë në ujë, megjithëse e kishin kryer ushtrimin për atë ditë.
“Peshkaqenët janë krijesa kurioze, që shkojnë disa herë për ta shikuar një objekt që nuk e njohin. Ai po kënaqej me ne, sikur edhe ne më të” ka përfunduar Kneale.
Më poshtë mund ta shihni lëvizjen e kësaj gjallese, që mbante gojën hapur dhe ushqehej në ujin e pasur me shumë alga. /Telegrafi/