Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, për RTV 21 ka thënë se BE- ja kërkon rezultate për Demarkacionin dhe raste të suksesshme të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.
Ndërsa njohësit e integrimeve evropiane besojnë se Kosova i ka humbur shanset për liberalizim të vizave këtë vit, pasi që vlerësojnë se institucionet e Kosovës kanë dështuar të përmbushin dy kushtet e vëna nga komisioni Evropian për vizat.