Derisa Bashkimi Evropian përsërit vazhdimisht se kriter për liberalizim të vizave për Kosovën është miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, një gjë të tillë nuk e garanton Ulrike Lunacek.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, në një konferencë që mbajti sot në Prishtinë, nuk dha garanci se edhe pas miratimit të projektligjit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova do të mund të fitojë liberalizimin.
Ajo tha se kritere mbeten demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas saj, qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin pa viza nëpër Evropë, por çelësi për këtë është në duart e deputetëve dhe politikanëve të Kosovës.