Telegrafi

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Foto: Screenshot/Instagram

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë nisur së fundmi pushimet në Bodrum të Turqisë.

Dyshja e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të këtij reality shou.

Ndonëse nuk besuan në marrëdhënien e tyre, ata duket se janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Instagram

Kështu të paktën shfaqen në rrjete sociale me fotografitë që ndajnë së bashku.

Prezantuesi nga Kosova ka publikuar disa momente të tyre nga këto pushime të përbashkëta.

Lexo po ashtu Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Në mesin e shumë imazheve, nuk mungoi edhe një i tillë me gazetaren nga Shqipëria.

Të shumta qenë edhe komentet që mori krahas postimit nga miqtë e ndjekësit. /Telegrafi/