Site icon Telegrafi

Lumnije Thaçi mori pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Melania Trump (Foto)

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila është po e shoqëron Presidentin e Republikës së Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka marrë pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

“Në këtë ngjarje, Zonja e Parë e Kosovës takoi gra të liderëve të shumtë botërorë, duke përfshirë ato nga vendet si Franca, Gana, Shqipëria, Maqedonia, Nauru, Ekuadori, nga shtete të ndryshme afrikane dhe aziatike, e kështu me radhë.

Para drekës zyrtare, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin për media.

“Ne duhet t’ua mësojmë të gjithë fëmijëve vlerat e ndjeshmërisë dhe komunikimit që përbëjnë thelbin e mirësisë, ndërgjegjes, integritetit dhe të lidershipit. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i uritur, i përndjekur, i frikësuar, i terrorizuar, i ngacmuar apo i izoluar”, ka thënë gjatë fjalës së saj Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version