Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK ende është në koalicion me AKR’në dhe Alternativën, pavarësisht se partia e Behgjet Pacollit ka dhënë sinjale se mund të bashkohet me koalicionin PAN.
Për televizionin Dukagjini Abdixhiku tregoi se “asgjë nuk ka ndryshuar” brenda koalicionit LAA.
“Deri në një vendim tjetër të anëtarëve të tjerë, deri më tash nuk ka ndryshuar asgjë. Shpresoj që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje, pavarësisht provokimeve të koalicionit PAN”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK nuk mund të pranoj ultimatume nga partitë e tjera, duke iu referuar një ultimatumi 10-ditor që AKR i kishte dhënë LDK’së dhe VV’së për të formuar një koalicion për të zgjidhur ‘ngërçin’ politik në Kosovë.