Telegrafi

Lumi si DiCaprio (Video)

Kosova ishte në mesin e të nominuarve në Oscars, ndërsa pjesë e spektaklit të ndarjes së çmimeve ishte edhe aktori i ri kosovar, Lum Veseli.

“BuzzFeed” ka realizuar një video me ndërrimin e fytyrave të aktorëve me atë të fituesit për aktorin më të mirë, Leonardo DiCaprios.

Në mesin e atyre që ndërroi fytyrën me Leonardon përmes programit “Face Swap” ishte edhe Lum Veseli.

Veseli është një nga aktorët kryesor të filmit “Shok” që për herë të parë përfaqësoi Kosovën në Oscars, ndërsa nuk arriti të triumfojë në kategorinë e metrazhit të shkurtë.

Celebs Face Swap With Leonardo DiCaprio At The Oscars

Posted by BuzzFeed Video on 2016-02-29