Lumi i grupit Kaos duket të jetë një baba shumë i përkushtuar.
Në një fotografi të publikuar së fundmi nga reperi në rrjetet sociale, ai tregon se është duke shikuar filma vizatimorë bashkë me djalin e tij, transmeton Telegrafi.
Djali i artistit quhet Blini dhe është fëmija i vetëm i tij.
Ndryshe në aspektin muzikor Lumi është duke punuar rreth një projekti të ri në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, i cili pritet të publikohet me videoklip së shpejti. /Telegrafi/